75 Mall Live Search
21:02 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2024 / Z S

ASK nesër shpallë rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë

Gjatë ditës së nesërme Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) do të shpallë rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

Në këtë aktivitet sipas njoftimit do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se ky event do të nis nga ora 10:00.

Sipas statistikave të publikuara nga ASK-ja në konferencën përmbyllëse të regjistrimit të popullsisë më 27 maj, Kosova ka përafërsisht 1.6 milion banorë rezidentë./Indeksonline/