Arsenali kalon në gjysëmfinale të Carabao Cup

Arsenali ka kaluar në gjysëmfinale të Carabao Cup.
“Topçinjët” kaluan tutje pas fitores 3-2 ndaj Crystal Palace, shkruan IndeksOnline.
Crystal Palace e nisi shumë mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 4-të, me golin e Jean-Philippe Mateta.
Me rezultat 0-1 u mbyll edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Arsenali përmbysi rezultatin, ku Gabriel Jesus realizoi hat-trick.
Braziliani shënoi golat në minutat 54′ 73′ dhe 81′.
Ish lojtari i ”Topçinjëve”, Eddie Nketiah ngushtoi rezultatin në 3-2, në minutën e 85-të./IndeksOnline/