Inagurohet Energjizimi i Nënstacionit të ri në Fushë Kosovë

Gjatë ditës së sotme u inaugurua energjizimi i nënstacionit të ri në Fushë Kosovë, i ndërtuar me teknologjinë më moderne të tensionit të lartë, ajo me izolim me gaz (Gas Insulated Switchgear – GIS).
Ky projekt, i cili së bashku me investimin në linjë arrin vlerën 6,441,703 milion , përfaqëson një hap të madh përpara në rritjen e kapaciteteve transmetuese dhe transformuese të rrjetit energjetik në Kosovë, duke ofruar furnizim më të sigurt, më cilësor dhe më të qëndrueshëm për rajonin e Fushë Kosovës dhe të gjithë Republikën e Kosovës.
Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, theksoi që Nënstacioni i ri pritet të ketë një ndikim të konsiderueshëm në përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike tek qytetarët e komunës së Fushë Kosovës, duke siguruar më shumë stabilitet për konsumatorët dhe duke ndihmuar në plotësimin e nevojave në rritje të rrjetit energjetik të vendit.

Ky projekt është një dëshmi e angazhimit për zhvillimin e një infrastrukture moderne dhe të qëndrueshme në sektorin e energjisë./Indeksonline/