75 Mall Live Search
09:04 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / H F

Ekzekutoi CEO-n e kompanisë së sigurimeve shëndetësore/ I akuzuari mbërrin në New York, përballet me akuzat

Luigi Mangione, i cili akuzohet për vrasjen e CEO të UnitedHealthcare, Brian Thompson në fillim të këtij muaji, mbërriti me helikopter në Manhattan pasi u ekstradua nga Pensilvania.

Ai zbriti me një jumpsuit portokalli dhe pranga dhe, i rrethuar nga zyrtarë dhe roje të armatosura, shkoi përpara kamerave dhe gazetarëve drejt furgonit që do ta çonte në gjykatë, shkruan BBC.

26-vjeçari do të qëndrojë pas hekurave pasi avokatët e tij thanë se nuk do të bënin ende kërkesë për lirim me kusht.

Mangione u arrestua në një McDonald’s në Altoona, Pensilvani, pesë ditë pasi Thompson, CEO i UnitedHealthcare, u qëllua dhe u vra. Atij iu gjet një letërnjoftim fals dhe arma e krimit.