75 Mall Live Search
09:13 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / G T

“Pak Lamini, pak Fati”, Real Madridi kompleton marrëveshjen me talentin 18-vjeçar

Skuadra e Real Madridit ka arritur marrëveshje me futbollistin e Leganesit, Lamini Fati.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se skuadra madrilene e ka mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin, shkruan Indeksonline

Shifra e këtij transferimi është plotë 100 mijë euro dhe lojtari pritet t’i bashkohet klubit nga La Liga gjatë vitit 2025.

Lamini Fati shihet si një prej talentëve të mëdhenj në futbollin spanjoll./Indeksonline/.