75 Mall Live Search
10:18 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / mp

Abdixhiku pas tubimit të madh me Rininë: Me kaq mbështetje, ndryshimi nuk ndalet më

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë videon nga tubimi i Forumit të Rinisë, i cili u mbajtë të enjtën.

Abdixhiku deklaroi se e ardhmja u takon atyre që shohin shpresë para frikës. “Rini! Liri! Ardhmëri! Ishte bukur, ishte fort, ishte plot energji. E ardhmja u takon atyre që shohin shpresë para frikës, shohin mundësi para dorëzimit, shohin Republikën para urrejtjes!”, ka thënë Abdixhiku.