Kuvendi i ndau, dreka i bashkoi Kurtin dhe Ramën

70 ligjvënës nga Kosova dhe 60 nga Shqipëria janë mbledhur sot për seancen e parë plenare të përbashkët, në Prishtinë.
Mbledhja është hapur nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, transmeton IndeksOnline.
“Seanca historike që po ndodh në Republikën e Kosovës, që po ndodh në Prishtinë është bashkim mes kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë. Ju lus të ngriteni në këmbë tash për himin shqipëtar”, ka thënë Konjufca.
Pas mbledhjes së dy Kuvendeve, në periferi të Prishtinës, në një restaurant është mbajtur një drekë midis dy qeverive.
Albin Kurti e Edi Rama janë parë në disponim të mirë krah njëri tjetrit./Indeksonline/

