75 Mall Live Search
08:42 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / L A

Sane: Dua të qëndroj te Bayerni

Leroy Sane ende nuk ka vazhduar kontratën me Bayernin.

Sane, në një intervistë për “Sky Sports” ka folur rreth të ardhmes së tij, dhe ka treguar se është në bisedime të vazhdueshme me drejtuesit e skuadrës.

Kontrata e Leroy Sane, skadon në fund të këtij sezoni.

“Dua të qëndroj në Bayern, po”. “Max Eberl tha shumë për këtë dhe unë gjithashtu dhashë mendimin tim. Gjërat po shkojnë mirë dhe do të shohim”, tha Sane.

Sane, këtë sezon ka bërë 19 paraqitje ku ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 1 asistim në të gjitha garat./IndeksOnline/