75 Mall Live Search
12:13 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Ferizaji – Gjilani, formacionet zyrtare

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy ndeshje interesante.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 18-të, shkruan IndeksOnline.

Në stadiumin me bari artificial në Ferizaj, nga ora 13:00 do të zhvillohet ndeshja mes Ferizajit dhe Gjilanit.

Gjilani renditet në pozitën e 6-të me 21 pikë, katër më shumë se Ferizaji që renditet e nënta.

Formacionet zyrtare:

Ferizaji: Jovanovski, Haxhimusa, Cakolli, Kurtaj, Shaabani, Topalaj, Jusufi, Musolin, Gligorov, Avdulli, Ramusa.

Gjilani: Bllaca, Thaqi, Ramadani, Bilali, Ymeri, Basa, Prapashtica, Morina, Kqiku, Shabani, Ibrahimi./IndeksOnline/