Mbyllen pjesët e para, Ferizaji po udhëheq ndaj Gjilanit, pa gola në kryeqytet

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e javës së 18-të në “Albi Mall Superliga”.
Ferizaji, po udëheq ndaj Gjilanit me rezultat 2-1, me golat e shënuar nga Musulin në minutën e 5-të dhe Cakolli në minutën e 40-të, ndërsa për Gjilanin, shënoi Basa nga gjuajta e penalltisë në minutën e 38-të.
Ndërsa në ndeshjen Prishtina-Malisheva është mbyllur pjesa e parë me rezultat 0-0.
Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në pjesën e dytë./IndeksOnline/