75 Mall Live Search
15:03 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / L A

Prishtina e mbyll vitin 2024 me barazim ndaj Malishevës

Ka përfunduar ndeshja e javës së 18-të në “Albi Mall Superliga” mes Prishtinës dhe Malishevës.

Prishtina, nuk ka arritur më shumë se një barazim në “Fadil Vokrri”, ndaj Malishevës me ndeshjen që u mbyll me rezultat 0-0.

Prishtina, mbyll sezonin vjeshtor në vendin e 4-të me 27 pikë, ndërsa Malisheva në vendin e tretë me 30 pikë./IndeksOnline/