75 Mall Live Search
16:18 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Vdekja e 1-vjeçarit nga Gjakova, SHSKUK-ja jep detaje

Në media sot u raportua se një fëmijë kishte humbur jetën në QKUK, pasi një mjek në Gjakovë i kishte dhënë medikamente të gabuara.

E këtë lajm e ka demantuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Përmes një reagimi në Facebook, ata kanë sqaruar se si ka rrjedhur ngjarja, duke thënë se fëmija në Spitalin e Gjakovës ishte sjell në gjendje të rëndë shëndetësore, ku menjëherë është nisur për QKUK.

”Sipas informacioneve nga Spitali i Gjakovës, fëmija i moshës rreth 1 vjeç, është sjell nga prindërit, reth orës 21:00, në kujdestarinë e mbrëmshme, në Repartin e Pediatrisë, me gjendje shumë të rënduar shëndetësore.Menjëherë janë marrë masat e nevojshme nga ekipi kujdestar, duke parë edhe gjendjen e rënduar të fëmiut, ku pas vendosjes së terapisë, në ora 21:40 është nisur për trajtim të mëtejshëm në QKUK, si rast emergjent.” thuhej në reagim.

Tutje, ata kanë thënë se fëmijës i është ofruar kujdesi i duhur në të dyja qendrat spitalore, por për shkak të gjendjes së rënduar nuk ka arritur të mbijetonte.

Njoftimi I plotë: