Bashkëlojarin e Vojvodës e larguan me barrelë, kishte probleme me frymëmarrje!

Pas Edoardo Bove të Fiorentinës, kampionati italian i futbollit është përfshirë në një tjetër moment paniku. Bëhet fjalë për sfidën e sotme mes Torinës dhe Bolognës, të cilën këta të fundit e fituan 0-2.
Në minutën e 35-të të sfidës, futbollisti Sebastian Walukiewicz mbeti i shtrirë në tokë. Mbrojtësi polak pësoi një dëmtim të çuditshëm, gjë që i dha dhimbje të forta në krah. Por edhe nga ajo ç’ka shihej, Walukiewicz kishte edhe vështirëi në frymëmarrje.
Mediat italiane raportojnë e shkruajnë, se kjo nuk mund të përjashtohet si një shërim nga sëmundja. Pra polaku mund të ishte edhe me grip.
Ishte pikërisht futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda ai që e zëvendësoi më pas futbollistin e Torinos, kjo e fundit humbi ndeshjen me shifrat 0:2./Indeksonline/
