75 Mall Live Search
19:08 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / MSH

Investimi gjysmë milionësh/ Aliu prezanton zonat ku është rregulluar ndriçimi publik

Kryetari i Shtimës, Qemajl Aliu, ka thënë se këtë vit janë investuar gjysmë milion euro për ndriçimin publik.

Duke postuar fotografi nga hapësirat publike të ndriçuara, Aliu tha se me këtë investim është përmirësuar cilësia e jetës për qindra familje e banorë të zonave të ndryshme, shkruan IndeksOnline.

Lokacionet ku është investuar në ndriçim publik janë: rruga “Anton Çetta”, Pjetërshtica, Carraleva, Gjyrkoci, Mollopolci, Vojnoci e Reçaku.

Ky është njoftimi i plotë i Aliut:

Gjysmë milion euro për ndriçimin publik

E premtuam e bëmë. Gjysmë milion euro janë investuar sukseshëm vetëm këtë vit në shtrirjen e rrjetit të ndriçimit publik.

Disa nga lokacionet që ka përfunduar ndriçimi publik janë:

Rruga “Anton Çetta”;

Pjetërshticë;

Carralevë;

Gjyrkoc;

Mollopolc;

Vojnoc;

Reçak.

Ndriçimin e kemi shtrirë edhe në shumë lokalitete e vendbanime të tjera, duke përmirësuar cilësinë e jetës për qindra familje e banorë të zonave që tani mund të lëvizin më lirshëm.