75 Mall Live Search
22:14 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / MSH

Osmani mirëpret Starlink në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas njoftimit se Starlink tani është i disponueshëm në Kosovë.

Përmes një postimi në platformën X ajo shkroi:

“Mirë se erdhe në Kosovë, Starlink”, duke vënë në pah rëndësinë e ofrimit të kësaj teknologjie moderne për qytetarët e Kosovës.

Prania e Starlink në Kosovë pritet të përmirësojë qasjen në internet, duke ofruar shpejtësi të lartë dhe stabilitet, veçanërisht për zonat rurale dhe ato me infrastrukturë të dobët.

Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm në avancimin teknologjik të vendit dhe përmirësimin e shërbimeve digjitale për qytetarët dhe bizneset.