75 Mall Live Search
22:50 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / MSH

Ky është zv/ministri i ri i MINT-it

Ndonëse kanë mbetur edhe pak javë deri në zgjedhjet e 9 shkurtit, kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka bërë ndryshime në ekzekutivin e tij.

Ai ka liruar nga detyra Resul Makreshin, zëvendësministrin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në vendimin e siguruar nga Indeksonline sqarohet se Makreshi, që vije nga komuniteti ashkali, është i obliguar të bëjë deklarimin ẹ pasurisë, në Pajtim me Ligjin Nr. 08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Në vend të tij, është emëruar Agim Hyseni.

Në vendimin e siguruar nga IndeksOnline thuhet se zëvendësministri emërohet për mbështetjen e ministres dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga vet ministrja.