75 Mall Live Search
07:57 / E Diele, 22 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Mot i vranët dhe me intervale me diell sot

Sot mbi Kosovë do të mbajë një mot i vranët, por do të ketë edhe intervale me diell.

Temperaturat ditën e diele do të jenë nga minus pesë deri në minus dy gradë Celsius, gjersa ato maksimale do të lëvizin nga një e deri në katër gradë Celius.

“Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi nga një deri në tre metër për sekond”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës.

IHMK-ja porosit që kemi kujdes dhe të vishemi me veshjen e përshtatshme për motin, e po ashtu të përgatitemi për kushtet e ngricave dhe mjegullës, veçanërisht gjatë mëngjesit.