75 Mall Live Search
13:31 / E Diele, 22 Dhjetor 2024 / L A

Arteta: Për ne gara për titull vazhdon

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur pas fitores ndaj Crystal Palace.

Spanjolli, ka dhënë edhe mendimin e tij për garën e titullit, që po bëhet edhe më interesante në Premier League.

Për ne, gara për titull absolutisht vazhdon!”. “Është ende shumë herët. Le të vazhdojmë dhe të fitojmë ndeshje”, u shpreh Arteta.

Arsenali, gjendet në vendin e tretë në Premier League, me 33 pikë një më pak se Chelsea në vend të dytë, dhe tre më pak se Liverpooli që është lider./IndeksOnline/