75 Mall Live Search
13:53 / E Diele, 22 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve Drita – Feronikeli ’74 dhe Suhareka Ballkani

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit të javës së 18-të në Superligën e Kosovës.

Feronikeli ’74 ka shkaktuar befasi, duke shkuar në pushim me epërsi 0-1 ndaj Dritës.

Leart Zekolli shënoi golin e epërsisë për skuadrë nga Drenasi, në minutën e 11-të.

Me të njëjtin rezultat, Ballkani po e mposht Suharekën.

Ishte Lindon Emërllahu ai i cili shënoi gol për Ballkanin, në minutën e 15-të./IndeksOnline/