Drita ia fik ”dritat” Feronikelit ’74, e mbyll sezonin vjeshtor si lider

Ka marr fund ecuria prej katër ndeshje pa humbje për Feronikelin ’74.
Lideri i Superligës, Drita e ka mposhtur me përmbysje, ku rezultati përfundimtar ishte 2-1, shkruan IndeksOnline.
Skuadra nga Drenasi shkoni në pushim me epërsi prej një goli, ku golashenues ishte Leart Zekolli, në minutën e 11-të.
Rron Broja barazoi shifrat në minutën e 55-të, derisa tre pikë ”Intelektualëve” ia siguroi goli i Arb Manaj në 90+2.
Vlen të përmendet se Drita ka humbur edhe një penallti, ku Besnik Krasniqi gjuan jashtë portës.
Drita e mbylli kështu sezonin vjeshtor si lider i tabelës me 40 pikë, shtatë më shumë se Ballkani.
Ndërkohë Feronikeli ’74 mbetet skuadra e fundit në tabelë, me 10 pikë./IndeksOnline/