Derbi i Suharekës i takon Ballkanit

Ka përfunduar ndeshja e javës së 18-të mes Suharekës dhe Ballkanit në “Albi Mall Superliga”.
Kampioni në fuqi, Ballkani arriti të mposht rivalin e tyre Suharekën, me rezultat 0-2, duke mbyllur 2024-tën me fitore në derbi.
Golat u realizuan nga Emërllahu në minutën e 15-të dhe Tolaj në minutën e 69-të.
Me këtë fitore Ballkani, mbyll vitin 2024 në vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa Suhareka në vendin e pestë me 25 pikë./IndeksOnline/