75 Mall Live Search
16:14 / E Diele, 22 Dhjetor 2024 / G T

Pas golit të shënuar, Meriton Korenica bën edhe asistin vendimtar për Clujin

Skuadra e Cluj ka shënuar fitore 3:2 ndaj Otelul në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në elitën e futbollit rumun.

Njeriu i ndeshjes padyshim ishte futbollisti i Kosovës, Meriton Korenica, shkruan Indeksonline

Korenica fillimisht shënoi për 1:0 në minutën e 21’të dhe më pas bëri një asist te bashkëlojtari i tij në minutën e 83’të.

Golin e fitores pas një asisti nga Korenica e shënoi Nkololo në minutat e fundit të takimit.

Kujtojmë që Korenica ka shënuar tri gola këtë sezon në Rumani me fanellën e Clujit./Indeksonline/