75 Mall Live Search
17:06 / E Diele, 22 Dhjetor 2024 / G T

Shënohen supergola, mbyllet pjesa e parë mes Realit dhe Sevillas

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Real Madridit dhe Sevillas, e vlefshme për javën e 18-të në La Liga.

Skuadra madrilene po fiton me shifrat 3:1, shkruan Indeksonline

Golin e parë në këtë sfidë e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 10’të. Francezi shënoi një supergol për ta mposhtur portierin kundërshtar.

Pas 10 minutave, Fede Valverde shënoi një eurogol nga distanca. Kurse në minutën e 34’të, ekipi i Carlos shënoi edhe një me anë të sulmuesit brazilian, Rodrygo.

Të vetmin për mysafirët e shënoi Romero në minutën e 35’të./Indeksonline/