75 Mall Live Search
17:38 / E Diele, 22 Dhjetor 2024 / G T

Tifozi futet në fushë për të bërë foto me yjet e Galatasarayt, e ndjek në fushë një ultras i Kayserisporit

Skuadra e Galatasarayt ka shënuar fitore të thellë 1:5 ndaj Kayserisporit në ndeshjen e javës së 16-të në elitën e futbollit turk.

Në minutat e fundit ndodhi një episod interesant, ku një tifoz i Kayserisporit u fut në fushë për të bërë foto me yjet e Galata-s, shkruan Indeksonline

Paprimtas një ultras i skuadrës vendase u fut në fushë dhe tentoi ta godiste tifozin që po bënte foto me lojtarët e skuadrës kundërshtare.

Nuk dihet nëse ka qenë tifoz i Kayserisporit, por ai doli nga tribunat ku po qëndronin ultarsit e ekipit vendas.

Kujtojmë që Galatasarayt vazhdon të kryesoj tabelën e Superligës së Turqisë dhe tani shkon në kuotën e 44 pikëve./Indeksonline/