Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhunim

Është arrestuar një person në Obiliq, pasi ai dyshohet se ka dhunuar një grua.
Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që ai dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.