75 Mall Live Search
09:14 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / S Z

“’Ortakolli’ e ka nda mendjen”, Kujtim Gashi i bindur në fitore

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kujtim Gashi në një takim me banorët e lagjes “Ortokoll” të Prizrenit, ka thënë se masoviteti dhe përkrahja që kanë marrë nga banorët e kësaj lagje, është reflektim i punëve të mira që janë bërë në Prizren.  Ndërsa ka thënë se “Ortokolli tashmë e ka ndarë mendjen.

“Ortakolli” i bukur e me qytetarë të mrekullueshëm e ka nda mendjen. Masoviteti e përkrahja që morëm sonte në mbështetje të PDK-së është edhe reflektim i punëve të mira që kemi bërë në Prizren. Kjo na bën të bindur për fitoren e 9 shkurtit”, ka thënë Gashi.