75 Mall Live Search
09:30 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / Z S

Një predhë arme depërton në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut, nuk raportohet për të lënduar

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh ka raportuar se në një shtëpi ka depërtuar një predhë e armës që ka ardhur nga drejtimi i panjohur.

Sipas njoftimit rasti ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut.

“Është raportuar se në një shtëpi ka depërtuar një predhë e armës që ka ardhur nga drejtimi i panjohur. Përveç dëmeve të vogla materiale nuk ka të lënduar”, thuhet në raport.

Rasti në procedurë hetimore, thuhet ndërkaq në njoftim./Indeksonline/