75 Mall Live Search
10:03 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / L A

Flet babai i Neymarit: Doja shumë që ai të qëndronte te Barcelona

Babai i futbollistit brazilian, Neymar Jr ka folur në një intervistë.

Ai u pyet edhe për largimin e djalit të tij nga Barcelona, ku ju bashkua PSG-së dhe tregoi se kishte dashtur që Neymari të qëndronte.

Unë me të vërtetë doja që djali im të ndërronte mendje dhe të qëndronte në FC Barcelona. Në ditët e fundit të atij afati kalimtar bëra gjithçka për ta bërë atë të qëndrojë. Messi dhe Suarez nuk donin që ai të largohej gjithashtu”, u shpreh babai i futbollistit.

Neymar, atëherë ishte larguar nga Barcelona drejt PSG-së, ku ishte bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, për vlerën e 222 milionë eurosh.

Braziliani, është aktualisht pjesë e Al-Hilal, mirëpo aktualisht është i lënduar./IndeksOnline/