75 Mall Live Search
15:16 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / L K

Ish-bashkëshortët u takuan për drekë dhe shkëmbyen dhuratat e Krishtlindjeve

Ish-çifti i aktrimit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, janë takuar dje për drekë në West Hollywood.
Ish-çifti kanë shkëmbyer dhuratat e Krishtlindjeve pavarësisht kërkesës për divorc të paraqitur nga aktorja dhe këngëtarja e njohur.

“Ata kanë çdo qëllim që të vazhdojnë të jenë pjesë e jetës së njëri-tjetrit pavarësisht se nuk janë në një lidhje. Ben dhe Jennifer janë ende të lidhur dhe komunikojnë kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre”, tha burimi.

Çifti kanë mbetur në marrëdhënie të mira pas vendimit për divorc dhe sukseset e biznesit i ndajnë së bashku.

Një nga filmat e fundit në të cilin Lopez luajti dhe produksioni i të cilit është firmosur nga Affleck, ishte “Unstoppable”, por bashkëpunimi i tyre nuk përfundon as me kaq./Indeksonline/