75 Mall Live Search
15:32 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / L A

Konfirmohet lajmi i IndeksOnline, Ilir Avdyli njofton largimin nga Llapi

Portieri i Llapit, Ilir Avdyli ka njoftuar largimin e tij nga Llapi.

Indeksonline, ka raportuar largimin e Avdylit javë më parë.

Përmes një postimi të tij në “Facebook”, Avdyli njoftoi largimin e tij ku falënderoi drejtuesit e skuadrës për vitet që kaloi aty.

Llapi, mbylli sezonin vjeshtor në vendin e parafundit në Superligë.

Avdyli, gjatë kohës së tij te Llapi ka fituar edhe Kupën e Kosovës në vitin 2022 dhe u shpall sezonin e kaluar nënkampion i Kosovës.