Aksion arrestimesh ndaj emigrantëve të punësuar ilegalisht në Angli

Ministria e Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar ka kryer një numër të madh arrestimesh në kuadër të një operacioni mbarëkombëtar kundër punësimit të paligjshëm të emigrantëve.
Zyrtarët kanë ndërmarrë aksione të shumta në të gjithë vendin për të ndaluar punëdhënësit që shkelin ligjin, duke punësuar emigrantë në mënyrë të paligjshme dhe duke shfrytëzuar njerëz të cenueshëm, transmeton klankosova.tv.
Operacioni synon të godasë këto praktika dhe të sigurojë respektimin e ligjeve të punësimit.