75 Mall Live Search
10:46 / E Martë, 24 Dhjetor 2024 / S Z

“Strukturat tona konfirmojnë, 25 mijë të regjistruar në mërgatë janë të LDK-së”, Kica-Xhelili jep lajmin elektrizues

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica -Xhelili, ka falënderuar mërgatën, e cila sipas saj po e mbështetë  LDK-në .

Kica Xhelili ka thënë se strukturat e LDK-së kanë konfirmuar se deri tani së paku 25 mijë nga të regjistruarit në mërgatë,  janë mbështetës të LDK-së.

“Mërgatë faleminderit. Strukturat tona na konfirmojnë që deri tash, së paku 25,000 nga të regjistruarit në mërgatë janë mbështetësit tonë, duke bërë kështu LDK-në të prijë në mërgatë. Kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë deri në mbyllje të afatit për regjistrim! REGJISTROHU! BËHU NDRYSHIMI!”, ka shkruar Kica Xhelili në Facebook.