75 Mall Live Search
14:02 / E Martë, 24 Dhjetor 2024 / S Z

Gashi përkrah të rinjtë e suksesshëm, ja një storje suksesi

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kujtim Gashi ka vizituar një biznes familjar në Prizren, për të parë nga afër se si funksionon ky biznes, cilat janë vështirësitë në të cilat ballafaqohet dhe cila është mundësia si institucione, për t’i dalë në mbështetje në të ardhmen.

“Zotohem se institucionet do të jenë me ju në rrugëtimin tuaj për zgjerimin e biznesit në të ardhmen. Sara dhe Ylli nga Prizreni janë shembull i suksesit dhe përfaqësimit më të mirë të një familje me vlera kombëtare, që me punë ia kanë dalë të ndërtojnë një biznes të suksesshëm. Day Star sot është lider në fushën e pajisjeve të pastrimit dhe si institucione do t’i mbështesim edhe më tej bizneset prizrenase”, ka htënë Gashi.