Edmond Lajçi sillet në gjykatë në seancën për vrasjen e gruas

Edmond Lajçi i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Gj.U është sjellur para Gjykatës.
Seanca fillesatre ndaj Edmond Lajqit, ishte dashur të mbahej të martën më 17.12.2024 por nuk u mbajt.
Aktakuza ndaj të akuzuarit Edmond Lajqi për vrasjen e gruas së tij në Pejë, është ngritur tetë muaj pas rastit të vrasjes.
Sipas komunikatës së Prokurorisë Edmond Lajqi më datë 16.04.2024, rreth orës 8:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Pejë, ka privuar nga jeta me armë zjarri bashkëshorten e tij, viktimën Gjyljeta Ukella.
Këtë veprim sipas organit të ndjekjes i akuzuari e ka ndërmarrë për shkak të problemeve të vazhdueshme që i njëjti kishte pasur me viktimën, duke i ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike me herët.
Komunikata potencon se përveç akuzës për kryerjen e veprës penale “Vrasje e Rëndë”, i akuzuari ngarkohet edhe me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Indeksonline/