Mos certifikimi i Listës Serbe, vjen reagimi nga ambasada e Italisë

Shqetësimit të SHBA-së, BE-së e Gjermanisë për moscertifikimin e Listës Serbe nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit i është bashkuar edhe ambasada italiane në Kosovë.
Në një reagim në X, ambasada e Italisë thotë se KQZ është institucioni jetik që është përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave politike të qytetarëve të Kosovës.
We express concern over the CEC's decision not to certify the candidates of the Serbian List for the upcoming elections. We trust that the rule of law will guide this vital institution, which is responsible to uphold the political rights of all citizens of the Republic of Kosovo. pic.twitter.com/L9ffjFWv7C
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) December 24, 2024
“Shprehim shqetësimin për vendimin e KQZ-së për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme. Besojmë se sundimi i ligjit do ta udhëheqë këtë institucion jetik, i cili është përgjegjës për të mbrojtur të drejtat politike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ambasada.
Lista Serbe nuk u certifikua pasi përfaqësuesit e Vetëvendosjes votuan kundër me arsyetimin se kjo parti nuk i referohet Kosovës me emrin zyrtar, por si “Kosova dhe Metohia”./Indeksonline/