Shpërthim në një lokal në Prishtinë, raportohet për të lënduar

Një shpërthim raportohet të ketë ndodhur në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë.
Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, incidenti ka ndodhur rreth orës 23:00.
Ahmeti deklaroi për IndeksOnline se, bazuar në informacionet fillestare, dyshohet të ketë shpërthyer një bombolë gazi.
Dy persona raportohet të jenë lënduar.
“Rreth orës 23:00 në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, deklaroi Ahmeti./IndeksOnline/