75 Mall Live Search
10:50 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / L A

Broja, “çelësi” i Evertonit për të mbijetuar, mund të jetë titullar nesër ndaj Man Cityt

Evertoni nuk po kalon një sezon pozitiv në Premier League.

Por të gjithë besojnë se mund të mbijetojnë në elitën e futbollin anglez, për më tepër që tani kanë në dispozicion edhe Armando Brojën.

Sulmuesi kuqezi është rikuperuar plotësisht dhe gjithçka shkoi sipas planit, tani trajneri Sean Dyche mund të mbështet me kohë të plotë te shërbimet e Brojës.

“Rikthimi i Brojës do të jetë një shtysë e madhe, atij i duhej vetëm të vrapojë dhe të jetë sërish kërcënues. Ndaj City na pret një ndeshje e madhe, pavarësisht formës së tyre, City mbetet një rival kërcënues, i frikshëm”, u shpreh Dyche në një intervistë për BBC Sports.

Kujtojmë se Everton, do të përballet kundër Manchester Cityt në ndeshjen e tyre të fundit për vitin 2024, që zhvillohet nesër në orën 13:30./IndeksOnline/