Nuk e harrojnë klubin, tifozët nga Gjermania mbledhin të holla për Vllazninë e Pozheranit

Skuadra nga Liga e Dytë në futbollin kosovar, Vllaznia e Pozheranit është në gjendje jo të mirë financiare.
Kjo ka bërë që disa tifozë të mbledhin të holla për ta ndihmuar klubin, shkruan Indeksonline.
“Klubi është tejet falënderues për këtë ndihmë tejet të nevojshme nga përfaqësuesit pozheranas nga diaspora”, shkruhet në postimin e klubit.

Ky është postimi i plotë:
Sot me datë 25 Dhjetor 2024 përfaqsuesi i klubit tonë për diasporë Agim (Dervish) Halabaku është takuar me kryesinë e klubit ku i ka dorzuar një vlerë prej 5010,00€ klubit futbollistik Vllaznia Pozheran!
Këtë vlerë përfaqsuesi Agim Halabaku dhe Azem Halabaku e kan dorëzuar tek kryetari klubit Halit Alidema.
Klubi është tejet falenderues për këtë ndihmë tejet të nevojshme nga përfaqsuesit Pozheranas nga diaspora!
Në foto gjendet edhe lista me emrat e të gjithë kontribuesve cilët i falenderojmë përzemërisht!