75 Mall Live Search
17:44 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / S Z

Aksidenti te “Kroni i Mbretit”, 22 udhëtarë morën trajtim në QKUK

22 të lënduarit nga aksidenti i cili ka ndodhur mes një veture dhe një autobusi  në magjistralen Prishtinë-Pejë, kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK, ndërsa gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë. 

Drejtori i kësaj klinike, Naser Syla, ka thënë për Ekonomia Online se të lënduarit kanë marrë trajtim në emergjencë dhe se gjendja e tyre është stabile.

“22 qytetarë kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Gjendja e tyre është stabile dhe pas ekzaminimeve, të mjëjtit janë liruar për në shtëoi”, ka thënë Syla përmes telefonit.