75 Mall Live Search
18:07 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / S Z

Zjarrfikësit në aksion, ja çfarë ndodhi në një banesë në Lakrishtë

Zjarrfikësit janë parë  para pak minutash në një aksion në Lagjen Lakrishtë të Prishtinës. Nga pamjet të cilat i posedon Indeksonline shihen zjarrfikësit të cilët po qëndronin para një ndërtese në Larishte, gati për intervenim.

Por zjarrfikësi Nehat Berisha i ka thënë Indeksonline se ata nuk intervenuan fare dhe pse ishin në vendngjarje, pasi që nuk kishte nevojë.

Berisha tha se ishin aty pasi që në njërën nga banesat  në Larishtë kishte shpërthyer zjarri në ventilatorin e banjos, por që zjarri u shua nga vet pronari i banesës.

“ Në njërën nga banesat aty  një ventilator është djegur në banjo. S’ka pasur nevojë ne fare të intervenojmë,  pasi që zjarri është ndalë nga pronari i banesës, i cili ka ndal rrymën dhe pastaj ka ndal dhe zjarrin”, tha Berisha.