75 Mall Live Search
23:27 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2024 / Z S

PDK mbanë tubim të madh në Suharekë, Beqa: Rritja e besimit tregon se koha e ndryshimit po vjen

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim në qytetin e Suharekës.

Kandidati i PDK-së për deputet Hajdar Beqa u shpreh se ashtu si e gjithë Kosova, edhe Suhareka në një takim entuziast me strukturat dhe anëtarët e PDK-së po tregon se Kosova mund të bëhet më mirë.

”Ky takim madhështor, i mbushur me energji pozitive dhe mbështetje të fortë, është dëshmi e qartë se qytetarët anembanë Kosovës po rreshtohen krah PDK-së dhe projektit të Bedri Hamzës për kryeministër”, ka shkruar Beqa.

Më tutje Beqa u shpreh se përmes këtij angazhimi, ne po shfaqim vullnetin për një qeverisje më efikase, më të përkushtuar ndaj qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës.

”Rritja e besimit dhe mobilizimi i qytetarëve në çdo komunë tregon se koha e ndryshimeve të vërteta ka ardhur, dhe se suksesi është i mundur vetëm duke ecur së bashku”, ka shtuar Beqa./Indeksonline/