Formacioni i mundshëm i Evertonit, tifozët e shohin Brojën si startues ndaj Manchester Cityt

Skuadra e Evertonit sot (e enjte) luan ndaj Manchester Cityt, ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Premier League.
Në mediat angleze raportohet se sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja pritet të startoj nga minuta e parë, shkruan Indeksonline
Kjo do ishte hera e parë që Broja luan nga minuta e parë me fanellën e “The Toffess” qysh nga huazimi prej Chelseat gjatë afatit kalimtar të verës.
Evertoni: Pickford; Coleman, Tarkowski, Branthwaite, Mykolenko; Harrison, Gueye, Doucoure, Mangala, Ndiaye; Broja.
Evertoni synon t’i nxjerr pikë sot Manchester Cityt, kjo e fundit gjendet në krizë të madhe rezultatesh dhe Broja mund ta tregojë vetën sot në “Etihad”.
Ndeshja mes Cityt dhe Evertonit zhvillohet nga ora 13:30./Indeksonline/
🆕 Everton line-ups for Man City as Armando Broja and Seamus Coleman decisions made 👇https://t.co/ssoEyeShVg
— Everton FC News (@LivEchoEFC) December 26, 2024