Zbulohet dhurata e jashtëzakonshme e Krishtlindjes së Travis Kelce për Taylor Swift

Travis Kelce ka zgjedhur t’i japë të dashurës së tij Taylor Swift dhuratën më të mirë për Krishtlindje.
Sipas burimeve që shpjeguan se ylli ka instaluar një dhomë sigurie në rezidencën e tij në Kansas City, prej 6 milionë dollarësh, transmeton Indeksonline.
Veprimi erdhi pasi prona e Kelces u vu në shënjestër të hajdutëve në tetor, ndërsa ylli i NFL dhe Swift ishin në një lojë në stadiumin Arrowhead.
Natyrisht, çifti mbeti i tronditur nga vjedhja e shtëpisë e cila pa hajdutët të cilët bastisën gjithashtu shtëpinë e shokut të skuadrës së Travis, Patrick Mahomes u larguan me 100,000 dollarë bizhuteri, 20,000 dollarë në para dhe fanellën e parë të lojtarit në Super Bowl.
Swift do të kalojë shumë kohë me Kelce në Kansas City gjatë javëve të ardhshme./Indeksonline/
