Po planifikoni të udhëtoni, AlbaSky sjell oferta speciale!

AlbaSky, me selinë e saj në Prishtinë, ju ofron mundësinë për të udhëtuar nga Kosova drejt një rrjeti të gjerë destinacionesh evropiane me çmime të përballueshme dhe shërbime cilësore.
Me fluturime të rregullta nga Prishtina drejt qyteteve kryesore si Basel, Zurich dhe Geneva në Zvicër, apo drejt destinacioneve gjermane si Stuttgart, München, Düsseldorf, Hannover, Münster Osnabrück, Nürnberg, Berlin Brandenburg, Memmingen dhe Hamburg, AlbaSky është partneri juaj ideal për çdo udhëtim.
Për ata që planifikojnë udhëtime drejt Sllovenisë, Suedisë apo Luksemburgut, AlbaSky gjithashtu ofron fluturime direkte nga Prishtina në Ljubljana, Halmstad dhe Luxemburg, duke mbuluar një gamë të gjerë mundësish për çdo udhëtar.
Një nga arsyet pse duhet të zgjidhni AlbaSky është përfitimi nga një paketë e veçantë shërbimesh që e bëjnë udhëtimin tuaj më të lehtë dhe të rehatshëm. Udhëtarët tanë përfitojnë:
• Check-in falas
• Bagazh dore falas
• Bagazh deri në 20 kg pa pagesë shtesë
Këto përfitime ndihmojnë që të shmangni shpenzimet e papritura dhe komplikimet gjatë udhëtimit, duke ju dhënë qetësinë që meritoni për të shijuar aventurën tuaj.
Lajm i mirë për vitin 2025!
Duke filluar nga prilli, AlbaSky do të nisë fluturime direkte nga Prishtina për në Paris dhe anasjelltas. Ky destinacion i ri do të ofrojë një mundësi të shkëlqyer për ata që duan të eksplorojnë qytetin e dritave apo të udhëtojnë për arsye biznesi, gjithnjë me çmime speciale dhe shërbime të klasit të parë.
Pavarësisht nëse po planifikoni një udhëtim biznesi, pushime relaksuese apo vizita familjare, AlbaSky është zgjedhja e duhur për fluturime të sigurta, ekonomike dhe të rehatshme.
Rezervoni tani dhe përfitoni nga ofertat tona ekskluzive!
Mënyrat e pagesave për rezervimin e biletave
AlbaSky është siguruar që procesi i rezervimit të jetë sa më i thjeshtë dhe i aksesueshëm për të gjithë klientët e saj. Kjo është bërë e mundur përmes një game të gjerë opsionesh për mënyrat e pagesës.
Udhëtarët mund të zgjedhin mes mënyrave të pagesës si më poshtë:
Mastercard dhe Visa: Kartat më të njohura dhe të përdorura gjerësisht në botë, ofrojnë një mënyrë të sigurt dhe të shpejtë për të bërë pagesa online.
RIA: Pagesat mund të realizohen dhe në të gjitha pikat e RIA Pagesa në tërë Kosovën.
Pagesa Online: Biletat janë tashmë në shitje dhe mund të rezervohen në www.albasky.com
Më poshtë gjeni sqarime lidhur me procedurën e rezervimit të biletës tuaj!
Mjafton të hyni në ueb-faqen www.albasky.com dhe të drejtohehni në ofertat speciale të cilat publikohen rregullisht në pjesën e poshtme të faqes.
Në biletë të udhëtimit përfshihen rezervim i ulëses, check in, bagazh dore dhe bagazh deri në 20 kg.
Shërbimi për Klientin në AlbaSky ju ofron zgjidhjen më të mirë. Kjo pasi keni mundësinë të na kontaktoni në numrat tanë të telefonit çdo ditë duke filluar nga ora 09:00 deri 20:00.
Poashtu ju mund të i pranoni ofertat sipas kërkesës tuaj në numrat tanë të telefonit: +49 7621 1559999 (Gjermani), +41 61 5101153 (Zvicër), +383 48 48 84 84 (Kosovë) në Whatsup ose Viber.
Kontaktet në Facebook, Instagram dhe TikTok.
Zgjidhni AlbaSky dhe bëni udhëtimin tuaj një histori të paharrueshme.