Dështon mbledhja e KQZ-së, s’ka kuorum

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paralajmëruar mbajtjen e mbledhjes së radhës, në të cilën në rend dite kishte paraparë shqyrtimin e tri pikave.
Në rend dite në mbledhjen e KQZ-së ishin njoftimi për afatin e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, njoftim për afatin e aplikimit për periudhën e shërbimit të votuesve për ndërrimin e qendrave të votimit si dhe shqyrtimi dhe miratimi i planit të rekrutimit për stafin e përkohshëm.
Por mbledhja e KQZ-së ka dështuar të mbahet, për shkak të mungesës së kuorumit.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishte kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dhe dy anëtarët e tjerë, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi.
/Indeksonline/
