75 Mall Live Search
09:26 / E Premte, 27 Dhjetor 2024 / G T

Është në rrugë të duhur, Momo Salah: Duam të fitojmë Premier Leaguen këtë sezon!

Skuadra e Liverpoolit po shkon në rrugë të sigurt për të siguruar një titull tjetër kampion në Premier League gjatë këtij sezoni.

“The Reds” fituan mbrëmë ndaj Leicester City me shifrat 3:1 në javën e 18-të, duke treguar formën e jashtëzakonshme që kanë këto javët e fundit, shkruan Indeksonline

Futbollisti më i mirë i Liverpoolit këtë gjysmësezon, Momo Salah pas ndeshjes tha se të gjithë janë të etur për të fituar titullin kampion në fund.

“Këtë vit është krejt ndryshe. Dua të fitoj Premier Leaguen, ne vërtet duam këtë titull.

“Le ta bëjmë të mundur! Por, të mos harrojmë se gjëja kryesore është që të vazhdojmë të punojmë”, u shpreh Momo Salah

Liverpooli është duke kryesuar Premier Leaguen me 42 pikë, shtatë pikë më shumë se pozita e dytë, Chelsea (35)./Indeksonline/