75 Mall Live Search
13:35 / E Premte, 27 Dhjetor 2024 / L K

Çifti i Hollivudit shijon pushimet luksoze

Aktori i Hollivudit Mark Wahlberg ka shijuar plazhin në pjesën perëndimore të Barbardos me bashkëshorten e tij, modelen Rhea Durham.

Çifti ndodhet në pushime së bashku me fëmijët e tyre, Ella (21), Michael (18), Brendan (16) dhe Grace (14).

Mark dhe Rhea janë të martuar që nga viti 2009.

Përveç aktrimit, Wahlberg ka edhe linjën e tij të veshjeve, palestrën dhe restorantin.

Ai është një biznesmen shumë i suksesshëm, i cili pranon se suksesin ia ka borxh punës këmbëngulëse dhe një rutinë që nuk e ka ndryshuar prej vitesh./Indeksonline/