75 Mall Live Search
15:55 / E Premte, 27 Dhjetor 2024 / A. M.

Lumturije Vuçetaj emërohet kryeprokurore e Prokurorisë Themelore në Pejë

Prishtinë – Lumturije Vuçetaj ka marrë shtatë vota për t’u emëruar Kryeprokurore e Prokurorisë Themelore në Pejë me mandat katërvjeçar.

Votimi i Vuçetajt për kryeprokurore i bë në mbledhjen e 260-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Konstatohet se me 7 vota për emërohet Lumturije Vuçetaj kryeprokurore e Prokurorisë Themelore në Pejë për katër vjet me mundësi edhe një për mandat tjetër”, tha kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj.

Insituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin ku ka theksuar se procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve – kryesisht ishte meritor dhe transparent, probleme më të theksuara në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Apelit.