75 Mall Live Search
20:13 / E Premte, 27 Dhjetor 2024 / MSH

Minimi i masave shkëmbore/ Bllokohet trafiku në rrugën që çon në Pejë, kolonës s’i shihet fundi

Gjatë ditës së sotme, në trasen e zgjerimit të rrugës Kijevë – Dollc, u bë minimi i gjashtë i masave shkëmbore.

Minimi i masave shkëmbore u bë në anën e djathtë të rrugës, shkruan IndeksOnline.

Me minimin që filloi në ora 15:00, u ndërpre qarkullimi i trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë, e deri tek udhëkryqi i rrugës për në Gjurgjevik.

Ndërprerja e qarkullimit u paralajmërua deri në përfundim të pastrimit të rrugës nga dheu, e që duket të ketë marrë kohë më shumë sesa që ishte parashikuar.

IndeksOnline raporton se janë shkaktuar kolona të jashtëzakonshme në këtë rrugë që me theks të veçantë është e frekuentuar ditën e premte.

Pritjet janë disa orëshe, dhe nuk dihet edhe sa do të marrë kohë zhbllokimi i trafikut./IndeksOnline/