75 Mall Live Search
13:32 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2024 / FR

Fundi i vitit e gjen Osmanin të rrethuar nga fëmijët, i quan udhëheqës të së nesërmes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e festave të fundvitit ka hapur dyert e presidencës për të vegjlit e vendit.

Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit thotë se në përfundim të vitit u rrethua me udhëheqësit e së nesërmes.

“Pasioni dhe vizioni i tyre na frymëzojnë për të vazhduar investimin në të ardhmen e tyre.  Ata janë shpresa për një të ardhme edhe më të ndritshme”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.